Maqedoni
Shabani: Janë bërë investime në tërë komunën e Vrapçishtit
07.01.2026 14:23
Shabani thotë se në dy mandatet e kaluara janë realizuar projekte të shumta infrastrukturore në të gjitha vendbanimet përfshi edhe malësinë e Gostivarit...

Kandiati për kryetarë të komunës së Vrapçishtit nga rradhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Isen Shabani, thotë se në dy mandatet e kaluara janë realizuar projekte të shumta infrastrukturore në të gjitha vendbanimet përfshi edhe malësinë e Gostivarit. Prandaj ai për Tetova Sot demanton pretendimet se nuk është bërë asgjë në fshatrat e malësisë.
“Flasim konkretisht për kabishtin, është në dy faza Kalishti. Kemi rrugën në Dobridoll ku do të vazhdojmë rrugën për në magjistrale, dalja nga regjionalja në magjistrale. Kemi rrugën që do ta lidhim me malësinë, fshatin Negotin me fshatin Llumnicë. Kemi edhe dy projekte tjera që duhet të mbarojnë, njëri është afër fundit në Vrapçisht dhe dy të tjerët do të mbarojnë. Projekte kemi edhe në Gradec Sanakos e kështu me radhë.”, u shpreh kanddiat i AKI-së për kryetar të Vrapçishtit, Isen Shabani.
Shabani ka vazhduar fushatën në fshatin Toplicë, ku ka dëgjuar kërkesat e banorëve, dhe siç thotë ai, ka hasur në mikpritje dhe mbështetje të palëkundur të qytetarëve që më 11 janar ti japin besimin për të udhëhequr me komunën edhe në katër vitet e ardhshme.
MERITA GASHI
