Maqedoni

Limani, takime me qytetarët dhe afaristët

07.01.2026 14:31

Limani ka vazhduar fushatën me takimet me qytetarët në pjesë të ndryshme të qytetit..

Kanadiadati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka vazhduar fushatën me takimet me qytetarët në pjesë të ndryshme të qytetit, ku ka bashkëbiseduar me qytetarë dhe afaristë. Sipas tij në këto takime ai është mirëpritur nga qytetarët dhe shpreson në mbështetjen e tyre në ditën e zgjedhjeve më 11 janar.
 
“Kemi vizituar dy lagjet ndër më të mëdhajat në qytet, Lagjen e re dhe Xhamixhitin. Kemi takuar qytetarë në lagje të ndryshme por gjithashtu edhe afarist dhe esnafin e qytetit. Kemi bashkëbiseduar, kemi marr mbi të gjitha mesazhe inkurajimi se më 11 janar ky proces do të përfundojë dhe besoj se me po të njëjtin ritëm dhe me pozitivitetin të cilin e kemi vërejtur tek të gjithë njerëzit që na kanë mirëpritur.”, u shpreh kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
 
Limani njëherit theksoi se shpreson edhe në mbështetjen e mërgimtarëve, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve, sipas tij kanë vendosur të qëndrojnë në vendlindje deri më 11 janar, për ta shfrytëzuar të drejtën e votës. 
 
MERITA GASHI