Maqedoni
Bejta, dëshmi për keqpërdorim nga qeverisja e kaluar
07.01.2026 14:34
Bejta ka akuzuar drejtuesit e më parshëm komunës së Gotivarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare....

Kandidati për kryetarë të komunës së Gotivarit nga koalicioni VLEN Nevzat Bejta, ka akuzuar drejtuesit e më parshëm të kësaj komune Arben Taravarin dhe Valbon Limanin, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai thotë se posedon prova për keqpërdorim, të cilat janë paraqitur para opinionit dhe të njëjtat do të paraqiten edhe para organeve të drejtësisë.
“Këto prova i kam paraqitur përpara jush qytetarë dhe këto prova do ti marrin organet e drejtësisë dhe do ta vërtetojnë se çfar keqpërdorimesh kanë bërë. Ata patjetër njëditë të japin llogari përpara organeve të drejtësisë se si i kanë vjedhur paratë e qytetarëve të Gostivarit. Ne do të vazhdojmë ashtu siç e thash, ta ndërtojmë Gostivarin.”, u shpreh kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.
Ndërkohë në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, Bejta ka vazhduar takimet me qytetarë, me çrrastë ka qëndruar në Raven, ku ka bashkëbiseduar me banorët e këtij fshati, të cilët kanë paraqitur kërkesat dhe ankesat e tyre.
GYLTENE SINANI
