Maqedoni

Demiri, dyshime për keqpërdorim nga udhëheqësia e kaluar

07.01.2026 14:42

Demiri ka vazhduar fushatën, duke ngritur dyshime për keqpërdorim nga udhëheqësia e kaluar...

Kandidati i pavarur për kryetarë të komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka vazhduar fushatën, duke ngritur dyshime për keqpërdorim nga udhëheqësia e kaluar, gjatë ndërtimit të kanalizimit fekal në njërën nga rrugët në fshatin Vrapçishtë. 
 
“Jam këtu që të shpalosi edhe njëlloj keqpërdorimi, për të njëjtën rrugë dhe kap vlerën me TVSh afro 6 milion denarë. Ftoj Organet dhe institucionin komunal që të ju tregoj banorëve se ku kanë përfunduar këto para dhe për çfarë arsye operatorit ekonomik i është bërë marrëveshje, për një punë e cila veçmë ka mbaruar dhe qytetarët i kanë bërë taksat dhe pagesat e tyre.”, u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.
 
Demiri thotë se nuk dëshiron të jetë në rolin e prokurorit dhe gjykatësit, por fton organet kompetente që të merren me këtë rast. Demiri njëherit ka vazhduar edhe takimet me qytetarë, me çrrastë në prani edhe të kreut të AHS-së Ziadin Sela, ka takuar qytetarët në Vrapçishtë. Në mbështetje të kandidaturës së pavarur të Demirit, ka dal edhe koalicioni VLEN.  
 
GYLTENE SINANI