Maqedoni
Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, votohet edhe në Mavrovë-Rostushë e Qendër Zhupë
07.01.2026 14:57
Më 11 janar do të votohet për kryetar komune edhe në komunën e Qendër Zhupës dhe atë të Mavrovës dhe Rostushës....

Më 11 janar do të votohet për kryetar komune edhe në komunën e Qendër Zhupës dhe atë të Mavrovës dhe Rostushës.
Garës për kryetarë të komunës Qendrë Zhupë, i është future edhe kandidati i vetëm Arijan Ibaim, i propozuar nga Partia Demokratike Turke, i cili ka premtuar projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për jetesë për banorët e kësaj komune.
Në komunën e Mavrovës dhe Rostushes garës për kryetar komune i është futur kandidati i propozuar nga LSDM dhe koalicioni, Anes Ahmeti. Ai ka premtuar mbështetje për sektorin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Kundër kandidat i Ahmetit në Mavrovë dhe Rostushe është, Oner Jakuposki nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, i cili është zotuar për investime infrastrukturore, mbështetje të turizmit, si dhe mbështetje të rinisë.
