Maqedoni
Vërshimet, DPH: Priten rreshje të mëdha të shiut
07.01.2026 15:20
Vërshimet në Kosovë dhe Shqipëri në çdo moment mund të arrijnë edhe në vendin tonë...

Vërshimet në Kosovë dhe Shqipëri në çdo moment mund të arrijnë edhe në vendin tonë, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Ekspertja e parashikimit të motit, Marija Cvetkovska-Atanasovska tha se që sonte gjatë mbrëmjes priten rreshje të mëdha të shiut.
“Një pjesë e këtij fronti patjetër do të arrijë edhe tek ne. Që sonte, gjatë natës, presim reshje, edhe gjatë gjithë mëngjesit ka reshje. Reshje bore do të ketë pasdite, ndërsa edhe nesër do të ketë reshje, por ato do të jenë në zonat më të larta, në malet dhe në vendbanimet më të larta. Të premten moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm, ndërsa të shtunën pritet një valë e re reshjesh. Temperaturat do të jenë mesatare për këtë periudhë të vitit, që do të thotë se nga nesër do të kemi ulje të temperaturave, të premten një rritje të lehtë, ndërsa nga e shtuna temperaturat do të jenë nën zero kudo”. u shpreh ekspertja Marija Cvetkovska-Atanasovska, nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, theksojnë se reshje të borës me intensitet mesatar vërehen në Kodër të Diellit, të cilat për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin.
Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve të dheut. NP “Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
ARMEND MURSELI
