Maqedoni
Ortodoksët kremtojnë Krishtlindjen
07.01.2026 15:31
Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Krishtlindjeve....

Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Krishtlindjeve, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, i cili konsiderohet simbol i paqes, dashurisë dhe shpresës. Të gjitha kishat mbajtën liturgjitë e Krishtlindjeve ndërsa festimi qendror ishte në Kishën Katedrale “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup. Me këtë rast Kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë, Shenjtëria e Tij Stefan, iu besimtarëve krishterë duke u uruar paqe dhe bekime nga Zoti, duke i përshëndetur me përshëndetjen madhështore solemne - Krishti lindi.
“Jezu Krsihti, Zoti ynë i vërtetë i cili për hir të shpëtimit tonë u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd. Pas lutjeve të nënës së tij tejet të pastër, virgjëreshës Marija, pas Lutjeve të Shën Klimentit të na fal dhe të na shpëtojë si dashamir i njerëzimit. Pas lutjeve të etërve tanë të shenjtë Jezu Krisht mëshirona neve. Krishti lindi, me të vërtet lindi.”, u shpreh Z. Z Stefan.
Kreu shtetëror uron Krishtëlindjen
Kreu shtetëror përcolli urime për krishtlindjet duke iu dëshiruar besimtarëve paqe shëndet dhe begati në familjet e tyre. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u dërgoi urim qytetarëve të besimit ortodoks.
“Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë deputetëve, shpreh dëshirën që kjo festë të sjellë qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja. Le të shërbejë kjo periudhë si një nxitje për përgjegjësi të përbashkët, mirëkuptim dhe bashkëpunim qytetar. Urime Krishtlindjet!”, theksohet në urimin e Gashit.
“Unë sot nuk pashë një person të vrenjtur, të gjithë të buzëqeshur dhe të gjithë i ptremtojnë vetes se prej sot e tutje do të jenë më të mirë, do ta shohin më të mirën tek tjetri, do ta nxisin të mirën tek tjetri, do të gjurmojnë dritën, përkatësisht do ta gjurmojnë Zotin brenda vetes.”, u shpreh presidentja Gordana Siljanovska.
“Të gjithë besimtarëve u uroj shëndet, lumturi dhe begati në familje. Kjo gjë na nevoitet dhe mendoj se është me rëndësi në vitet që po vinë.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
Shumica e kishave ortodokse në mbarë botën shfrytëzojnë kalendarin Julian dhe nuk e kanë pranuar kalendarin Gregorian, rrjedhimisht dallimi në mes të dy kalendarëve është 13 ditë, prandaj besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar, dhe jo më 25 dhjetor.
VLORA LAIFI TOPOJANI
