Rajon
Rreshje të dendura në Kosovë dhe rajon
07.01.2026 15:38
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë ditët e fundit Kosovën kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të saj...

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë ditët e fundit Kosovën kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të saj, duke shkaktuar përmbytje në shtëpi dhe biznese në zona të ndryshme. Ndërkohë, raportohet se të mërkurën situata është më e qetë.
Kryeministri në detyrë Albi Kurit ka thënë se gjendja me popullatën dhe infrastrukturën pas shiut të furishëm është nën kontroll.
“Ekipet operative vazhdojnë të jenë në terren, duke monitoruar gjendjen dhe duke qëndruar në gatishmëri të plotë. Aktualisht, situata sot është nën kontroll. Përveç dëmeve materiale në infrastrukturë dhe prona private, fatmirësisht nuk ka raste të lëndimeve serioze.” – shkruan Kurti.
Situatë e ngjashme edhe në vendet tjera të Evropës Juglindore. Vërshimet kanë shkaktuar kaos në rajonet e Malit të Zi ndërkaq Serbia Perëndimore është e bllokuar nga dëbora. Disa rrugë në Kroaci raportohet të jenë mbyllur pasi që trashësia e borës në tokë ka shënuar 60 cm.
“Prioriteti ynë është që t'u ofrojmë shfrytëzuesve ngrohtësi, ushqim dhe, më e rëndësishmja, siguri. Zhvillojmë ka biseda, ka programe të veçanta që do t'i ndihmojnë ata të gjejnë një punë të re.”, u shpreh Ivan Ninkoviq nga organizata “Karitas” Kroaci.
Në disa rajone më të rrezikuara është organizuar edhe edhe evakuim i qytetarëve. Bregdetit malazez, në përballje me fuqinë shkatërruese të detit. Valët e forta dhe stuhitë e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha, raportojnë mediat e atjeshme.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
