Botë

Kosovë, kryesia e Kuvendit diskuton për “Gjykatën speciale” dhe Forcat e Armatosura

01.06.2015 16:49

Kryesia e Kuvendit të Kosovës diskutoi sot rreth Gjykatës Speciale dhe Forcave të Armatosura...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli tha se qeveria ende nuk e ka proceduar ligjin për gjykatën, ndërsa u shpreh i bindur se deptuetët do ta votojnë krijimin e saj. 
 
“Unë besoj se do ta kemi shumë shpejt pr/ligjin nga qeveria dhe deputetët do ta votojnë. Nuk ka ngërç, as konflikt proçedurial, por kemi një marrëveshje të koalicionit kryetarët e të cilit duan që t’ua çojnë draftin deputetëve që ta shohin, në mënyrë që të vijojmë më pas me Gjykatën Kushtetuese dhe me votimin e amendamenteve kushtetuese”, deklaroi Veseli. 
 
Sa i përket projektligjit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, anëtarët e kryesisë së Kuvendit bënë të ditur se tashmë drafti ndodhet në komisionet parlamentare për shqyrtim dhe pritet që shumë shpejt të vijë në kryesi për ta proçeduar më pas për miratim në seancë parlamentare. 
 
Gjithsesi  asnnjë nga dy këto projektligje nuk pritet të miratohen këtë javë.
 
Ligji për Gjykatën special ishte në rend dite edhe gjatë së premtes në Kuvendin e Kosovës por saeanca u shty pasi jashtë Kuvendit, qindra qytetarë protestuan kundër miratimit të këtij LIgji të cilin ata e quajnë si ligj kundër vlerave të UÇK-së.