Teknologji

Më në fund... Një datë zyrtare për Windows 10

01.06.2015 16:55

Microsoft do të lancojë Windows 10, një përditësim i madh i sistemit të saj operativ, më 29 korrik...

Përditësimi do të ofrohet falas për përdoruesit që aktualisht kanë Windows 7 dhe Windows 8.1. Oferta falas do të jetë vetëm për vitin e parë që nga lancimi i saj.
 
Kompania thotë se “ata që duan të jenë të parët për të marrë falas përditësimin e sistemit operativ me Windows 10, mund të marrin atë në javët e ardhshme”.