“Hendboll – Euro 2026”, Maqedonia vazhdon përgatitjet në Zvicër

08.01.2026 11:27

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll tani më është akomoduar në Vintertur të Zvicrës...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, tani më është akomoduar në Vintertur të Zvicrës dhe deri në nisjen e evropianit të 17-të, fazën përfundimtare të përgatitjeve do ta zhvillojënë këtë qytet ku edhe do merr pjesë në turne. Në të njëjtin do të luajë tri ndeshje dhe më pas do të transferohet në Danimarkë, ku edhe do të luajnë ndeshjet e këtij evropiani që nis me 15 janar.  
 
Debutimin e saj në kupën e verdhë, të përzgjedhurit e trajnerit Llazarov, do ta kenë sonte në darkë në përballjen me Bahreinin, të nesërmen do të luajnë me Ukrainën, ndërsa ndeshjen e fundit me 10 janar do ta luajnë me nikoqirin e turneut Zvicrën. Maqedonia ndeshjen e saj të parë në “Euro 2026” do ta luajë me 16 janar me vendin bashkorganizator të evropianit Danimarkën. (Gazetar: Safet Ademi)