Oklahoma triumfon pas dy humbjeve, Denveri e mundi Bostonin

08.01.2026 11:30

Basketbollistët e Denverit jashtë fushe me 114:110 e mundën Bostonin....

Basketbollistët e Denverit jashtë fushe me 114:110 e mundën Bostonin. Ishte ky një takim ku munguan dy yjet më të mëdha - Nikola Jokiç tek Denveri dhe Tejtum tek Bostoni. Gjatë ndeshjes të dyja skuadrat plotë 26 herë ndryshuan në avantazhet e tyre, ndërsa 8 herë takimi ishte rezultat të barabartë. Më i merituar për fitoren e Denverit me 26 e 17 asistime ishte Marej, ndërsa u veçua edhe Votson me 30 pikë. Tek Bostoni me lojën e tij u dallua Braun që shënoi 33 pikë.
 
Në ndeshjet e tjera –Kampionët e Oklahoma u rikthyen sot te fitorja pas dy humbjesh radhazi, duke mundur pas kohës shtesë Utah Jazz me shifrat 129-125. Po ashtu pas kohës shtesë  Orlando me 104:103 e mundi Bruklinin. Toronto në terren të huaj me 96:97 e mundi 96:97 Sharlotin, ndërsa Uashingtoni si mysafir me 131:110 u mund nga Filadelfia. San Antonio mundi 107-91 Lakers në përballjen mes dy ekipeve pretendente në Perëndim. Portland me 1 pikë dallim 103:102 e mundi Hjustonin. (Gazetar: Safet Ademi)