Sllallom Noël triumfoi në Madona Di Kampilio

08.01.2026 11:31

Skiatori i Francës, Clement Noël, ka arritur fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Botës....

Skiatori i Francës, Clement Noël, ka arritur fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Botës. Noël, trumfoi  me kohën e përgjithshme 1:43:05 minuta në sllallomin  e natës të zhvilluar në qendrën italiane Madona di Kampilio. Për skiatorin francez ishte kjo fitorja e tij e 15-të, në garat e Kupës së botës. Kampioni aktual olimpik në Sllallom Noël, u bë skiatori i pestë  që ka triumfuar në garat e sivjeme të kësaj discipline alpine. 
 
Në renditjen e Sllallomit me 285 pikë i pari është norvegjezi Tim Haugan, Noel  me 3 pikë më pak mban pozitën e dytë. E në renditjen e përgjithshme I pari me 855 pikë, është zviceriani Marko Odermat, austriaki Marko Shvarc në pozitën e dytë ka 451 pikë. Garat e Kupës së botës në fundjavë do të zhvillohen në Adelboden të Zvicrës. (Gazetar: Safet Ademi)