Maqedoni
Drejtoria për Punë Hidrometorologjike: Mot i ftohtë në të gjithë vendin
08.01.2026 14:41
Sinoptikanët parashikojnë që në pjesët perëndimore do të kenë reshje bore...

Sinoptikanët parashikojnë që në pjesët perëndimore do të kenë reshje bore në zona malore dhe reshje shiu që kalojnë në borë në nivelet më të ulëta. Do të fryjë erë veriperëndimore, duke e bërë ndjesinë më të ftohtë. Reshjet do të ndalojnë gjatë ditës, por do të ketë natë të ftohtë.
“Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të borës nëpër male dhe rajonet më të larta, përderisa në vendet më të ulëta do të ketë reshje të shiut dhe gradualisht ato reshje të shiut do të shndërrohen në reshje të borës. Njëherësh do të fryjë erë veriperëndimore mesatare, andaj dhe ndjenja do të jetë sikur temperaturat janë më të ulëta. Sot temperaturat maksimale lëvizin nga 2 deri në 8 gradë celsius. Këto të reshura gjatë ditës gradualisht do të ndalojnë, kështu që para nesh do të kemi një natë të ftohtë, ku nesër në mëngjes do të kemi temperatura negative në të gjithë territorin e vendit dhe ato temperatura do të lëvizin prej minus 9 deri në minus 2 gradë celsius.”, - deklaroi sinoptikania, Julijana Fidanoska Mishkoska.
