Rajon

Numërohen votat me postë, edhe mbi 3 mijë pako pritet të vijnë në Kosovë

08.01.2026 15:43

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave me postë që kanë arritur në Kosovë...

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave me postë që kanë arritur në Kosovë. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka mbetur numërimi vetëm i 3.185 pakove me fletëvotime, që pritet të arrijnë sot.

Sipas rezultateve të përmbledhura nga KQZ-ja, LVV-ja ka arritur në 51.01%, me 57 ulëse në Kuvend. Partia e dytë më e votuar është Partia Demokratike e Kosovës me 20.24 për qind, me 22 ulëse, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.26 për qind, duke siguruar 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.50 për qind të votave, me 6 ulëse në Kuvend.
 
“Ende nuk janë sjellë në Kosovë edhe 3.185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, për pakot që pritet të sillen sot.