Maqedoni
Limani: Qytetari në qendër të çdo projekti
08.01.2026 15:52
Limani ka vazhduar me shpalosjen e ofertës së tij programore....

Kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ka vazhduar me shpalosjen e ofertës së tij programore. Sipas tij, Gostivari meriton një zhvillim që reflekton energjinë, potencialin dhe dinamikën e tij urbane. Vizioni i tij është ndërtuar mbi planifikimin afatgjatë, zgjidhjen moderne dhe respekt për hapësirën publike, duke e vendosur qytetarin në qendër të çdo projekti. Një nga projektet e Limanit është parkingu nëntokësor pranë komunës.
“Parkingu nëntokësor pranë komunës është një nga projektet kyçe, që synon zgjidhjen e këtyre problemeve. Në qendër të qytetit planifikojmë ndërtimin e një parkingu nëntokësor modern me 126 vende parkimi, i pajisur me teknologji bashkëkohore sigurie dhe qasje të shpejtë drejt institucioneve publike, objekteve tregtare dhe kulturore. Ky investim do të çlirojë hapësirat publike nga kaosi i makinave.”, - deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
Po ashtu sipas Limanit, ky investim do të ulë ndotjen dhe zhurmën, si dhe do ta bëjë qendrën e qytetit më të pastër dhe më të organizuar.
GYLTENE SINANI
