Botë

Jemen, nga sulmet saudite janë vrarë 8 civilë

01.06.2015 17:17

Së paku tetë civilë janë raportuar të vrarë dhe 20 të tjerë të plagosur nga sulmet e koalicionit ushtarak kundër rebelëve Huthi në kryeqytetin e Jemenit, Sana...

Koalicioni, i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka filluar sulmet në Jemen në muajin mars, në përpjekje për të rikthyer në pushtet presidentin, Abd-Rabbu Mansur Hadi.

Hadi, i cili është në mërgim në Arabinë Saudite, është larguar pasi rebelët kanë marrë kontrollin e qeverisë.

Dhuna e fundit vjen midis raporteve të pakonfirmuara se diplomatë të Shteteve të Bashkuara kanë nisur bisedime në Oman me përfaqësues të rebelëve Huthi.

FARIJE DAUTI-BAKIJU