Maqedoni

Ahmeti: Votoni për një Mavrovë dhe Rostushë moderne

08.01.2026 16:00

Ahmeti fton qytetarët që më 11 janar t’i japin besimin për ta drejtuar Komunën e Mavrovës dhe Rostushës...

Kandidati i LSDM-së dhe koalicionit për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti, një ditë para përmbylljes së fushatës për zgjedhjet e përsëritura, fton qytetarët që më 11 janar t’i japin besimin për ta drejtuar këtë komunë në katër vitet e ardhshme. Sipas Ahmetit, vota për të do të thotë votë për një komunë moderne, për infrastrukturë moderne në të gjitha vendbanimet e kësaj komune, si dhe për barazi dhe përfshirje në vendimmarrje për të gjithë qytetarët e Mavrovës dhe Rostushës.  
 
“Të nderuar banorë të Mavrovës dhe Rostushës, para nesh është një vendim i rëndësishëm, zgjedhjet janë një moment ku çdo votë është e rëndësishme. Më 11 janar të dalim dhe të votojmë numrin katër për Mavrovë dhe Rostushë moderne, për infrastrukturë moderne, për komunë të barabartë dhe barazi për të gjithë qytetarët. Ju ftoj që të dilni të votoni dhe ta rrethoni numrin katër.”, - deklaroi  kandidati i LSDM-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti.
 
Ahmeti apeloi te të gjithë qytetarët e Mavrovës dhe Rostushës me të drejtë vote, që më 11 janar të dalin masivisht për të votuar.  
 
GYLTENE SINANI