Maqedoni

Jakuposki: Fushata ishte në frymë pozitive

08.01.2026 16:06

Jakuposki pret që më 11 janar të marrë besimin e qytetarëve për të nisur menjëherë me implementimin e projekteve të premtuara...

Një ditë para përmbylljes së fushatës për zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Oner Jakuposki, vlerëson se fushata është zhvilluar në frymë pozitive, ndërsa me shpalosjen e ofertës programore, qytetarët e kësaj komune e kanë më të qartë vizionin e tij për drejtimin e komunës në katër vitet e ardhshme, prandaj pret që më 11 janar të marrë besimin e qytetarëve për të nisur menjëherë me implementimin e projekteve të premtuara.  
 
“Këtë fushatë e kaluam në frymë pozitive, në një betejë programore dhe vlerësoj se qytetarët tanimë kanë fotografi më të qartë për ardhmërinë e Mavrovës dhe Rostushës. Pres fitore të madhe, përkrahje të madhe nga qytetarët e Mavrovës dhe Rostushës dhe pas 11 janarit menjëherë të nisim me implementimin e programit katërvjeçar.”, - theksoi kandidati i VMRO-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Oner Jakuposki.
 
Jakuposki njëherësh apelon te qytetarët e Mavrovës dhe Rostushës që në ditën e zgjedhjeve të dalin masivisht për të votuar. 
 
GYLTENE SINANI