Botë
Një vit pas dy incidenteve tragjike, “Malaysia Airlines” shpall falimentin
01.06.2015 17:20
Një vit pas dy incidenteve me mbi 500 viktima, kompania e fluturimeve “Malaysia Airlines” ka shpallur falimentin...

Të paktën kështu ka deklaruar shefi i ri ekzekutiv i saj, Kristof Myler, sipas të cilit, rënia e performancës ekonomike të kompanisë ka nisur kohë përpara ngjarjeve tragjike.
Në mars të vitit të kaluar, fluturimi i “Malaysia Airlines MH370” u zhduk në qiell të hapur me 239 pasagjerë, ndërsa as trupat dhe as pjesë të avionit nuk janë gjetur ende.
Katër muaj më vonë, fluturimi MH17, që po udhëtonte nga Azia në Holandë, u rrëzua në hapësirën ajrore të Ukrainës me 298 pasagjerë në bord.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
