Maqedoni
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell
09.01.2026 08:46
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -9 deri në -2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 9°C.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe e ndryshueshme.
