Botë

Moti i paqëndrueshëm, stuhia Goreti godet Evropën

09.01.2026 11:37

Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar problem edhe në disa shtete të Evropës....

Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar problem edhe në disa shtete të Evropës. 
 
Erërat e fuqishme goditën Francën dhe Britaninë të premten, ndërsa stuhia Goreti mbërtheu Evropën Veriore, duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra familje, teksa po mbretërojnë temperatura të ulëta.
 
Meteorologët nga Britania deri në Gjermani u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda, ndërsa lëshuan paralajmërime për motin e keq, përfshirë edhe alarmin e kuq për erëra – niveli më i lartë i rrezikut që rrallë lëshohet – për ishujt Skilli dhe Kornuall në jugperëndim të Anglisë. Në Francë, afër 380.000 familje mbetën pa rrymë, shumica dërrmuese në rajonin verior të Normandisë, ndërsa rreth 65.000 familje kanë mbetur pa rrymë. Gjatë natës, në rajonin francez u regjistruan erëra nga 216 dhe 213 kilometra në orë, thanë autoritetet.
 
Në Gjermani, reshjet e borës dhe erërat në veri pritet të kenë ndikim në shkolla, spitale dhe lidhjet e transportit. Temperaturat gjatë fundjavës mund të arrijnë deri në -20 gradë Celsius, thonë për mediat ndërkombëtare  nga  Shërbimi Meteorologjik gjerman.