Rajon
Shqipëri, viktima e parë nga përmbytjet, Rama: Hedhja e plehrave rëndon situatën
09.01.2026 12:05
Në Shqipëri u regjistrua viktima e parë nga përmbytjet...

Në Shqipëri u regjistrua viktima e parë nga përmbytjet, një punonjës i ndërmarrjes komunale u gjet i mbytur në një kanal dy ditë pas zhdukjes. Dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit për shkak të vërshimeve.
Në Durrës, situata mbetet kritike, duke detyruar evakuimin e banorëve. Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet klimatike në mbarë globin, por edhe veprimet e njerëzve, kanë sjellë pasojat që janë parë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Rama bëri edhe një bilanc të punës së kryer deri tani.
“Ndryshimet klimatike nuk do të thotë vetëm vera më të nxehta, por stinë më të çrregullta, më shumë thatësira e më shumë zjarre, më shumë vorbulla atmosferike e më shumë përmbytje, është tashmë kuadrati i klimës ku jetojmë.”, u shpreh kryeministri, përcjell A2 CNN. “Por patjetër që kur vazhdojmë të hedhim plehrat rrugëve dhe presim pyjet, pasojat rëndohen edhe më shumë.".
