Botë

Bisedimet ShBA – Grenlandë të zhvillohen pa Danimarkën

09.01.2026 12:40

Grenlanda duhet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara...

Grenlanda duhet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara pa përfshirjen e Danimarkës, ka thënë lideri i opozitës në ishullin danez, Pele Broberg.
 
Ishulli arktik është duke shqyrtuar se si t’i përgjigjet përpjekjeve të presidentit Donald Tramp që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë ishullin. Trampi i ka shpeshtuar kërcënimet kohët e fundit për ta bërë Grenlandën pjesë të Amerikës, duke e ringjallur synimin që e kishte caktuar qysh në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë.
 
Grenlanda ndodhet në një pozicion strategjik midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Vendndodhja e bën atë pikë tejet të rëndësishme për sistemin amerikan të mbrojtjes kundër raketave balistike.