Maqedoni
Bashkësia Fetare Islame, myftiu i ri i Shkupit fillon zyrtarisht detyrën
01.06.2015 17:27
Myftiu i ri i Shkupit, Rexhep Jusufi, ka marrë edhe zyrtarisht sot postin e tij në prani të të gjithë myftinjve nga myftinitë e BFI-së...

Kreu i BFI–së, Sulejman Rexhepi, u shpreh i bindur se Jusufi do ta ushtrojë detyrën që iu besua në pajtueshmëri me kushtetutën e BFI–së.
Në mbledhjen e fundit të Rijasetit, myftiu i ri i Shkupit bëri betimin në emër të Sistemit Juridik Islam të Sheriatit, në emrin e të gjitha ligjeve pozitive në Maqedoni në krye me normativën e BFI-së dhe kushtetutën e saj, që do ta ushtrojë detyrën e re me nder dhe respekt, me dinjitet, me devotshmëri, me përkushtim sa më të madh.
