Maqedoni

Gostivar, dy të vdekur në një shtëpi pushimi

09.01.2026 14:31

Mbrëmë ka ndodhur një tragjedi në fshatin Gjenovicë e Epërme të Gostivarit...

Mbrëmë ka ndodhur një tragjedi në fshatin Gjenovicë e Epërme të Gostivarit. Dy persona nga Shkupi janë gjetur pa shenja jete në një vikend shtëpizë në fshatin Gjenovicë të Epërme të Gostivarit, njoftuan sot nga Sekretariati për Punë të Brendshme në Tetovë.
 
Sipas policisë, më datë 08 janar 2026, rreth orës 23:45, rasti është denoncuar në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Gostivarit se janë gjetur pa shenja jete T.J. (30 vjeç) dhe I.N. (po ashtu 30 vjeç), që të dy nga Shkupi. 
 
Mjeku që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të sakta të vdekjes. 
 
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja nga ana e prokurorit publik në bashkëpunim me ekipin e inspektimit të Sekretariatit për Punë të Brendshme - Tetovë, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
 
LULZIM HAZIRI