Maqedoni

Tema për takim liderësh përplas partitë, Filipçe: Qeveria Teknike është e nevojshme

09.01.2026 15:00

Filipçe edhe njëherë qartëson se nuk pranon takim liderësh për abrogimin e Qeverisë Teknike...

Lideri i opozitës, Venko Filipçe, edhe njëherë qartëson se nuk pranon takim liderësh për abrogimin e Qeverisë Teknike dhe miratimin e ligjeve reformuese. Sipas tij, LSDM-ja nuk ulet me kriminelë dhe me ata që plaçkitin popullin.
 
“Kush shkon në mbledhjen që e inicion kryeministri Mickoski është përkrahës i izolimit të vendit dhe u jepet legjitimitet të gjitha organeve të politikave antishtetërore, dhe çka është më e keqja, i jep legjitimitet krimit dhe korrupsionit. Është koha që të dihet se kush është për Maqedoninë e kush për kriminalitet dhe korrupsion.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Filipçe më tej arsyeton mendim se përse duhet të mbetet në fuqi Qeveria Teknike.
 
“Ata nuk e duan Qeverinë Teknike, sepse kur të vijë një ministër i opozitës, ata do të kenë njohuri për të gjitha abuzimet dhe të gjithë sistemin e korruptuar.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
VMRO: Keni frikë drejtësinë, ndaj refuzoni takim
 
Reagojnë nga VMRO-DPMNE. Nga partia më e madhe në pushtet thonë se Filipçe nuk refuzon vetëm takim liderësh, por edhe dorën e shtrirë për dialog për ndërtimin e konsensusit mbi interesat shtetërore dhe agjendën reformuese. Në anën tjetër, siç thonë nga VMRO, Filipçe nuk nxjerr nga goja eurointegrimet.
 
“Në temë e takimit të liderëve, ku Filipçe refuzon të marrë pjesë, do të bisedohet për ligjet reformuese, që janë pjesë e Agjendës reformuese të BE-së, që ka për qëllim progresin dhe zhvillimin ekonomik, si dhe stabilitetin e shtetit.  Venko Filipçe dëshmoi se i pengon gjithçka e mirë në shtet. I pengojnë reformat në gjyqësor, në siguri, liria e shprehjes. Maqedonisë nuk i duhet kjo opozitë që është kundër gjithçkaje vetëm për të qenë kundër. Është koha që Filipçe ta tejkalojë veten, sepse shteti ka nevojë për politikanë serioz dhe përgjegjës.”, - thanë nga VMRO.
 
VMRO shton se Filipçe dhe partia e tij kanë frikë nga instalimi i drejtësisë për të mos ua nxjerrë në pah keqpërdorimet derisa ishin në pushtet.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU