Maqedoni
Filloi rikonstruimi i kanalizimit në “Lagjen e trimave”
01.06.2015 17:32
Edhe zyrtarisht sot ka filluar rikonstruimi i rrjetit të kanalizimit në “Lagjen e trimave” në Kumanovë...

Edhe zyrtarisht sot ka filluar rikonstruimi i rrjetit të kanalizimit në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, konkretisht në rrugën dhe rrugicat ku para tri javësh u zhvilluan luftime të ashpra.
Mësohet se pas kanalizimit do të fillojë edhe asfaltimi i rrugës, kërkesë kjo shumëdekadëshe e banorëve të kësaj lagje.
Një hap i këtillë i institucioneve shtetërore, megjithatë, u mirëprit nga banorët e lagjes tashmë të shkatërruar.
Ndërkohë, banorët e “Lagjes së trimave” janë në pritje të kompensimit të dëmeve të shtëpive dhe pronave tjera të tyre të premtuara nga qeveria pas konfliktit të para tri javëve.
Në lagje, krahas ndihmave që po arrijnë përmes shoqatave të ndryshme, sot regjistruam ndihmën individuale të arritur nga një familje dibrane nga Amerika.
Në “Lagjen e trimave” po bëhen përpjekje maksimale për normalizimin e jetës.
NEXHAT AQIFI
