Botë
Zgjedhjet e përsëritura, në mesnatë përfundon fushata
09.01.2026 15:45
Në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komunash...

Në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komunash, që do të zhvillohen të dielën, më 11 janar.
Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në katër komuna, në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë. Heshtja zgjedhore do të fillojë nga sot në mesnatë dhe do të zgjasë deri në përfundimin e zgjedhjeve.
Sipas njoftimeve të KShZ-së sot do të shpërndahen fletët e votimit dhe aparatet biometrike për identifikim.
