Botë
Mot i lig në Evropë, erëra të forta, reshje të dendura dhe stuhi
09.01.2026 16:02
Evropa veriore po përjeton një valë të fuqishme stuhish me erëra të forta...

Evropa veriore po përjeton një valë të fuqishme stuhish me erëra të forta, reshje të dendura dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike në Francë dhe Britani.
Në Francë rreth 380.000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në rajonet e Normandisë dhe Bretanjës. Erërat kanë arritur shpejtësi deri në 150 km/orë në departamentin Mans, ndërsa në Barfleur është regjistruar një rekord prej 213 km/orë. Për shkak të kushteve ekstreme, kompania hekurudhore SNCF pezulloi shërbimet e trenave midis Parisit dhe Normandisë.
Në Britani, stuhia ka lënë pa energji elektrike 57.000 shtëpi, ndërsa sipas BBC-së, numri i familjeve pa furnizim ka arritur në 65.000, kryesisht në rajonin e Kornuollit. Qindra shkolla në Skoci dhe pjesë të Anglisë qendrore do të mbeten të mbyllura, ndërsa kompanitë hekurudhore kanë paralajmëruar qytetarët të shmangin udhëtimet.
