Maqedoni
Ahmeti: Presim rritje të numrit të votuesve
09.01.2026 16:18
Kandidati i LSDM-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti...

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti, premton se nëse merr mandatin e kryetarit të komunës do të angazhohet për përmirësimin e jetës së popullsisë, me investime në ujësjellës, kanalizim, përmirësim të infrastrukturës rrugore.
Ai premton investime në të gjitha 40 vendbanimet e kësaj komune, të cilat përballen me probleme të shumta. Ahmeti po ashtu premton mbështetje për sektorin e bujqësisë dhe turizmit, ndërsa beson se më 11 janar do të rritet numri i votuesve.
“Presim dalje më të madhe, pasi njerëzit tanë këtu rrinë më gjatë pas festave të fundvitit, por nuk pres dalje më serioze, sepse ata që janë në perëndim kanë obligimet e tyre. Periudha kur mbahen zgjedhjet janë në kufirin kur ata patjetër duhet të kthehen.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti.
Megjithëse në zgjedhjet e përsëritura nuk nevojitet census, Ahmeti apelon që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje.
GYLTENE SINANI
