Maqedoni
Jakuposki: Më 11 janar votoni masivisht
09.01.2026 16:34
Me premtimet për përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen e sektorit të turizmit...

Me premtimet për përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen e sektorit të turizmit, arsimit, kulturës, sportit dhe mbështetjen e të rinjve që duan të kthehen nga kurbeti në vendlindje, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Oner Jakuposki, kërkon besimin e qytetarëve të Mavrovës dhe Rostushës, për ta drejtuar komunën në katër vitet e ardhshme.
Ai njëherësh apelon te qytetarët e kësaj komune që masivisht të dalin për të votuar më 11 janar.
“Arritëm në fund të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura lokale për Mavrovën dhe Rostushën. Dëshiroj të apeloj që masivisht të dilet në zgjedhjet e përsëritura më 11 janar 2026 dhe përfundimisht Komuna e Mavrovës dhe Rostushës të zgjedhë kryetar, me çka do të mund të fillojnë të implementohen projektet për Komunën e Mavrovës dhe Rostushës.”, - deklaroi kandidati i VMRO-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Oner Jakuposki.
Jakuposki thotë se, nëse merr mandatin për ta drejtuar komunën për realizimin e projekteve të premtuara, ka edhe mbështetjen e Qeverisë.
GYLTENE SINANI
