Maqedoni
AKI mbyll fushatën në Vrapçisht, Shabani shpalosi platformën e tij
09.01.2026 16:50
Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani...

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, i cili synon mandatin e tretë më 11 janar, në fushatën përmbyllëse u ndal te projektet e realizuara për dy mandatet e kaluara.
Ai tha se është investuar në arsim, infrastruktura rrugore, infrastruktura nëntokësore, ujësjellës, kanalizim, përkujdesja sociale, shëndetësia, që të gjitha së bashku kapin vlerën e mbi 15 milionë eurosh. Shabani shpalosi edhe platformën për katër vitet e ardhshme.
“51 kilometër kanalizim në të gjitha fshatrat e komunës, një projekt jetik për shëndetin dhe mjedisin, 11 rrugë të kontraktuara, që tashmë kanë kaluar fazën e parë dhe kanë mbetur vetëm në dy fazat përfundimtare. Projekte reale, jo premtime boshe, rezervari i ujit në fshatin Vrapçisht, që do t’ju sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për 50 vitet e ardhshme.”, - deklaroi kandidati në Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani.
Votën e banorëve të Komunës së Vrapçishtit për Isen Shabanin e kërkuan edhe dy liderët e AKI-së, Arben Taravari dhe Ali Ahmeti.
GYLTENE SINANI
