Maqedoni
Bejta: Do ta drejtojmë komunën bashkë me qytetarët
09.01.2026 17:22
Kandidati i Koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta...

Kandidati i Koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, premton se nëse merr mandatin, në katër vitet e ardhshme do ta drejtojë komunën, në koordinim të ngushtë me qytetarët.
Duke shpalosur programin e tij, ai mes tjerash ka theksuar hapjen e bulevardit, ndërtimin e urës së dytë mbi lumin Vardar, ndërtimin e rrugës Forinë-Gostivar, rritjen e nivelit të pastërtisë dhe gjelbërimin. Po ashtu Bejta premton depolitizimin e arsimit, ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja, si dhe rikonstruimin e atyre ekzistuese.
“Do të vizitoj çdo lagje të qytetit, çdo fshat dhe në bashkëbisedim me qytetarët e mi sipas standardeve evropiane, vet qytetarët do të tregojnë se cili projekt është më prioritar, që u nevojitet atyre. Ai projekt, i cili është më prioritar, atë projekt do ta realizojmë. Kemi rregullimin e rrugëve, mbushjen e gropave, kanalizimin, rrugë të cilat duhet të hapen.”, - deklaroi kandidati i Koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.
Bejta njëherësh ftoi gostivarasit që masivisht ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
GYLTENE SINANI
