Maqedoni

Limani shpalosi vizionin e tij për Gostivarin

09.01.2026 17:38

Kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani...

Kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme. Ai ka paralajmëruar ndërtimin e një parkingu nëntokësor pranë komunës, transformimin e qendrës së qytetit, duke përfshirë ndërtimin e një nënkalimi, si dhe një parking nëntokësor me 219 vende parkimi, derisa hapësira e sipërme parashihet të ketë gjelbërim, kënde lojërash për fëmijë dhe hapësira kulturore. Pjesë e programit është edhe pellgu rekreativ në parkun e qytetit.  
 
“Gostivari meriton një zhvillim që reflekton energjinë, potencialin, dhe dinamikën e tij urbane. Vizioni ynë është i ndërtuar mbi planifikim afatgjatë, zgjidhje moderne dhe respekt për hapësirën publike. Këto projekte nuk janë thjesht ndërtime, janë investime për cilësinë e jetës, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për një qytet që ecën përpara me plan, përgjegjësi dhe dashuri për hapësirën publike. Ne besojmë në një Gostivar që zhvillohet.”, - deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
 
Limani njëherësh apelon te qytetarët e Gostivarit, që më 11 janar të shfrytëzojnë masivisht të drejtën e votës. 
 
GYLTENE SINANI