Maqedoni
Ibraim: Të dëshmohet uniteti i komunitetit turk
09.01.2026 17:54
Në zgjedhjet e përsëritura lokale më 11 janar...

Në zgjedhjet e përsëritura lokale më 11 janar, do të votohet edhe në Komunën e Qendër Zhupës, ku kandidat i vetëm është Arijan Ibraim nga Partia Demokratike Turke. Ai thotë se vazhdon rrugën e tij me vendosmëri që të drejtojë Komunën e Qendër Zhupës edhe në katër vitet e ardhshme.
Këto zgjedhje do të jenë një tregues i qartë i unitetit dhe bashkimit të komunitetit turk, thotë Ibraim. Migrimi është problem kryesor i kësaj komune, thotë Ibraim, i cili premton angazhimin e tij për përmirësimin e kushteve në këtë komunë.
“Mund t’i përmirësojmë kushtet e jetesës për popullsinë që ka mbetur në komunën tonë, por edhe të mërgimtarëve tanë, të cilët të paktën dy herë në vit vijnë në vendlindje. Kryesisht programi ynë përballet me problem të infrastrukturës, rrugët lokale, ndërsa problemin më të madh e paraqet rruga lokale. Do të punojmë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për përmirësimin e kushteve për jetë në komunën tonë.”, - theksoi kandidati i PDT-së për kryetar të Qendër Zhupës, Arijan Ibraim.
Ibraim fton të gjithë qytetarët që të dalin për të votuar më 11 janar.
GYLTENE SINANI
