Maqedoni
Parashikimi i motit
10.01.2026 11:31
Mot i ndryshueshëm me reshje shiu që do të kalojnë në borë në të gjithë vendin...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje të herëpashershme shiu dhe bore në zonat më të ulëta, ndërsa borë në zonat më të larta dhe në male. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi jugor, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, pasdite dhe gjatë natës reshjet kudo do të jenë vetëm borë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore, ku trashësia e shtresës së borës në male do të rritet për rreth 20 centimetra, ndërsa në vendet e tjera nga 5 deri në 10 centimetra.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 9°C.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira paradite, me reshje të herëpashershme shiu dhe bore, të cilat pasdite dhe gjatë natës do të jenë vetëm borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 4°C.
