Maqedoni
Sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit në katër komuna ku po përsëriten zgjedhjrt për kryetar të komunës
10.01.2026 11:52
Heshtje zgjedhore para votimit të nesërm në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune...

Heshtje zgjedhore para votimit të nesërm në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë. Ajo do të zgjasë deri në përfundimin e votimit, në ora 19:00. Sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe personat në burg dhe në paraburgim.
Në Gostivar janë paraqitur për votim 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe 81 persona në burg ose paraburgim. Në Mavrovë-Rostushë ka 69 persona të sëmurë dhe dy persona në burg, në Vrapçisht 32 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe 11 persona në burg ose paraburgim, ndërsa në Qendër Zhupë për votim janë paraqitur vetëm dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në katër komunat ka gjithsej 7 kandidatë të paraqitur. Në Qendër Zhupë ka vetëm një kandidat për kryetar komune.
Këtë herë nuk kërkohet dalje prej një të tretës së votuesve, por për t’u zgjedhur kryetari i komunës, njëri nga kandidatët duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që kanë dalë në votim.
