Maqedoni

QMK: Niveli i ujit në lumenj po shënon rënie

10.01.2026 14:04

Qendra për Menaxhim me Kriza bën të ditur se niveli i ujit të lumenjve pas reshjeve të dendura po shënon rënie...

Qendra për Menaxhim me Kriza, bazuar në informacionet e Drejtorisë për punë Hidro Metereologjike, bën të ditur se niveli i ujit të lumenjve pas reshjeve të dendura po shënon rënie, por ende është kritike në disa pjesë të Limit të Zi, lumit Vardar, Treska, Bregallnica dhe në pjesë të Pellagonisë, Pollogut, Koçanit, rajonin e Kërçovës dhe rajonin Ohër-Prespë. 
 
“Gjendja me reshjet е dendura në vend është stabilizuar por ende kemi disa rajone kritike, edhe atë në Koçan dhe Shtip ku kemi dalje të ujit nga shtrati i lumit të Orizares në Gërnovcë. Makineria është në teren, ndërsa komunikacioni është normalizuar. Në Manastir ka vërshime në sipërfaqet bujqësore, por niveli i lumenjve po shënon rënie. Në Resnje është ulur niveli i Lumit të madh, ku ekipet po kryejnë kontrolle dhe vlerësime. Në Krushevë është ndotur uji i pijshëm. Po bëhen intervenime edhe në rastet e rrëshqitjes së dheut.”, u shpreh Sara Cakolli nga QMK.
 
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza po ashtu theksojnë se në disa akse rrugore në pjesën lindore të vendit janë shfaqur rrëshqitje dheut, por ekipet kompetente janë në terren dhe po merren me pastrimin e tyre. Pasohu po pastrohen edhe shtretërit e lumenjve. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU