Botë
Trump: Kompanitë amerikane, 100 milion dollarë investime në Venezuelë
10.01.2026 14:44
Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar kompanive të mëdha amerikane të naftës...

Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar kompanive të mëdha amerikane të naftës, që të investojnë 100 miliard dollarë në industrinë energjetike të Venezuelës. Duke theksuar se Venezuela posedon resurse të mëdha të naftë, Trump tha se ato resurse nuk përdoren në mënyrë efikase për shkak të sanksioneve, menaxhimit të dobët dhe jostabilitetit politik.
“Kompanitë amerikane do të kenë mundësi ta renovojnë infrastrukturën e shkatërruar energjetike të Venezuelës dhe në fund ta rrisin prodhimin e naftës në nivele të pa para deri më tani. Planifikojmë që kompanitë gjigante të naftës të harxhojnë të paktën 100 miliard dollarë nga paratë e tyre e jo paratë e qeverisë. Dëshirojmë të bindemi se Venezuela mund të mbijetojë po e mendojmë formulën.”, u shpreh presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Presidenti amerikan, Trump, po ashtu ka paralajmëruar se forcat amerikane do të fillojnë operacione tokësore në Meksikë kundër karteleve të drogës, pas muajsh sulmesh detare në Paqësorin lindor dhe Karaibe.
Qytetarët në Grenlandë nuk pajtohen me qëndrimet e Trump për ishullin
Trump e konteston edhe të drejtën e sovranitetit danez mbi Grenlandën, duke theksuar se prezenca historike e danezëve në ishull nuk nënkupton se ata janë pronarë të ishullit. Trump thekson se SHBA-të dëshirojnë të sigurojnë pozitën e tyre në Grenland, pasi nëse nuk vepron SHBA-ja, Kina dhe Rusia do të mund ta shfrytëzonin për interesat e tyre. Por partitë politike në Grenlandë kanë kundërshtuar qëndrimet e presidentit amerikan duke paraqitur unitet në qëndrime. Edhe banorët e Grenlandës shprehen të pa kënaqur me qëndrimin e SHBA-ve.
“Nuk jam plotësisht i kënaqur me mendimin se si Trump flet për Grenlandën. Ndjehem në njëfarë mënyre si me thikë në shpinë. Investuam në miqësi të gabuar.”, u shpreh një banor i Grenlandës.
“Duam më shumë paqe, në asnjë rast nuk dëshirojmë që Grenlanda të jetë në shitje Askund.”, tha një banor i Grenlandës.
“Atmosfera është mjaft e vështirë për momentin.”, u shpreh një banor i Grenlandës.
Qeveria Daneze në mënyrë kategorike i ka kundërshtuar deklaratat e Trump duke deklaruar se sulmi eventual amerikan, apo përpjekjet për ta marr ishullin nën kontroll do të nënkuptonte fundin e NATO-s.
VLORA LATIFI TOPOJANI
