Botë

Rusia përdori raketa balistike në Ukrainë

10.01.2026 15:34

Sulmet me dronë gjatë natës mes Rusisë dhe Ukrainës kanë lënë të plagosur dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha...

Sulmet me dronë gjatë natës mes Rusisë dhe Ukrainës kanë lënë të plagosur dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha, dhe tre persona të plagosur në rajonin ukrainas të Dnipropetrovskut, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Sipas autoriteteve, mbrojtja ajrore ka arritur që të rrëzojë 27 dronë rusë. 
 
Në Rusi Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se ka rrëzuar 59 dronë ukrainas. Nga këto fluturake, 11 u rrëzuan mbi Detin e Zi dhe dhjetë të tjerë në rajonin rus të Krasnodarit. Edhe Rusia ka raportuar për dëme nga sulmet, përfshi një zjarr në një depo të naftës në Oktiabrski e cila është goditur nga copëzat e dronëve të rrëzuar. 
 
Zelenski: Kjo paraqet sfidë për Evropën
 
Presidenti Ukrainas Zelennski e ka dënuar sulmin rus me raketa balistike me rreze të mesme Oreshnik udke kërkua reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. 
 
“Oreshnik u përdor përsëri, kësaj rradhe ndaj rajonit Llavov, edhe njëherë ishte e dukshme se ishte afër kufirit të BE-së. Lidhur me përdorimin e raketave balistike me rreze të mesme, kjo paraqet sfidë të njejtë për të gjithë, për Varshavën, Bukureshtin dhe Budapestin dhe shum kryeqendra tjera. Nevoitet system I veprimit të përbashkët, sistem i mbrojtjes kolektive, të atillë që funksionon me të vërtetë.”, u shpreh presindeti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Latfia ka paralajmëruar se do të kërkoj mbledhje urgjente të këshillit të Sigurimit të OKB-së si përgjie e sulmeve të fundit ruse ndaj Ukrainës. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU