Kulturë

Monografia etnografike “Veshja autoktone e meshkujve të Rekës së Epërme” nga Edibe Selimi – Osmani

01.06.2015 18:25

U promovua në Gostivar, vëllimi I dytë i monografisë etnografike “Veshja autoktone e meshkujve të Rekës së Epërme” të autores Edibe Selimi – Osmani...

Komuna e Gostivarit ishte një nga institucionet që mbështeten financiarisht botimin e librit. 
 
Kryetari i Komunës  së Gostivarit, Nevzat Bejta ,  në fjalimin e tij para të pranishmëve, vlerësoi lartë kontributin e zonjës Selimi në kultivimin dhe rruajtjen e trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar në Luginën e Rekës së Epërme, në këtë rast kujdesin e treguar mbi trashëgiminë kulturore të këtij regjioni shumë të rëndësishëm në gjeografinë e kombit shqiptar. 
 
Bejta tha se institucioni që drejton në çdo moment është i gatshëm të mbështet dhe financoje iniciativa të tilla per  promovimin, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave shpirtërore dhe kulturore të kombi shqiptar.  
Autorja e librit, Edibe Selimi – Osmani pasi shprehu mirënjohje për drejtuesit e Komunës së Gostivarit dhe institucioneve të tjera për mbështetjen e dhënë në botimit e librit, falënderoi edhe bashkëpunëtorët që kontribuan në sigurimin e fotografive dhe materialeve të tjera rreth përmbajtjes së monografisë. 
 
Fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Shoqatës “Reka e Epërme” profesor Xhelil Rufati i cili shfrytëzoi nga rasti të shpreh mirënjohje për drejtuesit e Komunës së Gostivarit për mbështetjen e dhënë  në realizimit e këtij botimi si aktivitet i parë i kësaj shoqata pas themelimit në Maj të këtij viti. 
 
I ftuar special nga ana e organizatorëve ishte edhe Branko Manajlovski, i cili në fjalimin e tij përshëndetës emocionoi të pranishmit duke dëshmuar se veshjet për të cilat flet autorja në libër janë autoktone shqiptare dhe se pikërisht një ekzemplar  të këtyre veshjeve i kishte pasur edhe ai. 
 
Fjalë rasti mbajtën edhe Rudina Lazaraj, akademik Mark Tirta dhe etnologia Hyrjeta Ziberi. Libri është përkthyer edhe në gjuhën anglezen nga profesor Fadil Bajra.
 
LULZIM HAZIRI