Rajon

Rreshjet e shiut, vërshime edhe në Shqipëri dhe Kosovë

10.01.2026 15:57

Prej disa ditësh shumpjesë të Shqipërisë po përballen me përmbytje...

Prej disa ditësh shumpjesë të Shqipërisë po përballen me përmbytje, ku situata vijon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve të vazhdueshme. 
 
Qarku i Durrësit ka qenë një ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime. Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uji nëpër banesa. Sakaq, në Sukth 2800 ha tokë ndodhen ende nën “pushtetin e ujit”. 
 
Edhe Qarku i Lezhës ka qenë një ndër më të prekurit në reshjet intensive të shiut të kësaj jave. Me përmbytje po përballet edhe qarku u Kurbinit. 
 
Në Vlorë, vijojnë prurjet e lumit Vjosë. Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën. 
 
Të prekur kanë qenë edhe qarku i Fierit dhe Gjirokastrës. Në Qarkun e Korçës vijojnë problematikat e lidhura kryesisht me furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukturën rrugore si pasojë e kushteve atmosferike.
 
Rreshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime edhe në disa pjesë të Ksoovës, Ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës që nga mëngjesi janë duke intervenuar në zonat ku janë shkaktuar probleme si shkak i reshjeve të mëdha të shiut. Si pasojë e vërshimeve magjistralja Prishtinë–Ferizaj është bllokuar për qarkullim. Policia e Kosovës njoftoi për bllokimin e këtij segmenti.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI