Maqedoni
DPHM: Java e ardhshme pa reshje të shiut
10.01.2026 17:37
Reshjet e shiut në vend do të vazhdojnë deri të dielën në orët e paradites....

Reshjet e shiut në vend do të vazhdojnë deri të dielën në orët e paradites. Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidro Metereologjike, gjatë javës së ardhshme moti do të jetë stabil dhe pa reshje të shiut.
“Pjesa më e madhe e reshjeve janë sot pasdite, gjatë natës, deri nesër paradite. Më pas reshjet do të ndërpriten dhe javën e ardhshme pritet mot stabil dhe pa reshje. Si zakonisht më së shumti shi dhe borë kishte në pjesën perëndimore të vendit. Brenda 24 orësh priten më pak se 30 litra. Për sot nuk pritet erë e fuqishme ndërsa nesër do të kemi erë të fuqishme nga veriu sidomos në luginën e vardarit.”, u shpreh Marija Cfetkovska Atanasova nga DPHM.
Reshje të dobëta të borës javën e ardhshme mund të ketë vetëm në zonat e larta malore bëjnë të ditur meteorologët.
NERMIN MULAKI FEZULLAHU
