Maqedoni
Moti sot me vranësira dhe i ftohtë
11.01.2026 11:22
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë. Paradite priten reshje të herëpashershme lokale bore, ndërsa pasdite reshjet do të ndërpriten. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Era veriore pritet të vazhdojë edhe të hënën. Nga fillimi i javës së ardhshme, nën ndikimin e një fushe me presion të lartë atmosferik, pritet mot i qëndrueshëm, i thatë dhe shumë i ftohtë. Në disa vende temperaturat e mëngjesit do të zbresin edhe nën -10°C.
Në Shkup, sot paradite mot i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të herëpashershme shiu dhe bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura do të lëvizë nga -1 deri në 3°C.
