Maqedoni
Është hequr ndalesa për kamionë në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes Strazhës
11.01.2026 12:12
Nga ora 08:20 e mëngjesit të sotëm është hequr ndalesa për komunikacionin e automjeteve të rënda...

Nga ora 08:20 e mëngjesit të sotëm është hequr ndalesa për komunikacionin e automjeteve të rënda të mallrave në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, e cila ishte vendosur mbrëmë në ora 00:25, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Siç informohet, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në kolovozë të lagësht me borë të shkrifët që mbetet pas intervenimeve të mjeteve të NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Borë me intensitet të ndryshueshëm bie në pjesën verilindore, perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, por nuk paraqet problem për zhvillimin e komunikacionit në kushte dimërore. Në disa akse rrugore që kalojnë përmes prerjeve dhe grykave malore është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla të dheut.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
