Maqedoni

Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, po votohet edhe në Mavrovë dhe Rostushe

11.01.2026 13:03

Që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit në komunën e Mavrovës dhe Rostushes....

Që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit në komunën e Mavrovës dhe Rostushes. Nga komisioni në vendvotimin në vendbanimin e Mavrovës thonë se votimit ka nisur me vonesë për shkak të kushteve të motit, por pas fillimit të procesit të votimit ai po rrjedh mirë dhe pa probleme. 
 
“Po kalon mire, në mëngjes pak u vonuam për shkak të kushteve të motit, përndryshe gjithçka është në rregull, qetë pa kurrfar problemesh. Shpresojmë se kështu edhe do të përfundojë.”, u shpreh Vesna Siljanovska, anëtare komisioni në një pik vendvotimi në Mavrovë.
 
Edhe qytetarët thonë se procesi i votimit po zhvillohet pa problem. Ata kanë edhe pritshmëritë e tyre për kryetarin e ri. 
 
“Të bëjnë diçka, ta rregullojnë rrugën e vjetër, a ka apo jo para nuk e di. Në mavrovë turizmi është edhe verës edhe dimrit, por ka ngecur gjithçka.”, u shpreh një qytetar.
 
“Ta kthej jetën në Mavrovë, ta rregullojë infrastrukturën, ta rregullojë ski qendrën, hotelet, turizmi të mbështetet. Flasim për vendbanimin e Mavrovës, por ka edhe fshatra tjerë edhe Rostushja, Trebishtja, Bitusha dhe vendbanimet tjera. Gjithkund të investohet të kthehet jeta, të kthehet popullsia, të funksionoj si duhet për një të ardhme më të mire për të gjithë ne.”, u shpreh një qytetar.
 
“Rrugët të jenë të pastra, të ndërpritet mafia urbane me ndërtesa në Mavrovë, kjo është thelbësore në Mavrovë asgjë tjetër.”, u shpreh një qytetar.
 
Në Mavrovë dhe Rostushë të drejtë vote kanë 10 mijë e 575 votues, të cilët të drejtën e votës po e shfrytëzojnë në 40 vendvotime.
 
GYLTENE SINANI