Maqedoni

Kodra e Diellit Tetovë, filloi sezoni dimror, fluks i madh i tuiristëve

11.01.2026 15:02

Ka filluar sot sezoni i ri me problemet e vejtra në Kodër të Diellit....

Ka filluar sot sezoni i ri me problemet e vejtra në Kodër të Diellit. Vazhdon edhe më tej infrastruktura të jetë e shkatëruar, munges parkingu, kanalizimi e driçimi publik janë disa nga problemet që çdo vite përballet qendra turistike Kodra e Diellit. Autoritet thonë se të gjitha ski liftet janë në funksion, janë rregulluar pistat e skijim, borë të mjaftushme ka, dhe çmimet janë rritur shumë pak për bileta të skijimit. Sipas tyre të gjitha parakushtet janë për një sezon të suksesshem. Ndërsa, qiradhënsit e paisjeve për skijim presin që ky vit të jetë I sukseshë, edhe pse sezoni nis me vones. Ata thonë se çmimet janë po thuajse të njejtat me vitin e kaluar.
 
“Presim që me reshjet e ditëve të sotme dhe ditëve paraprake të ketë sezon të mir. Ka fluks të madhë të turistve nga gjitha trevat shqiptare, dhe presim të ketë një sezon të mir. Edhe pse kanë ndryshuar gjithcka cmimet tek ne janë të njejta. Sivjet ësht me vines bora, të kapim atë çka kapim.”, deklaroi një qiradhëns i paisjeve të skijimit në Kodër të Diellit.
 
“Ky sezon deri tani nuk ka bërë pasi nuk kemi pasur borë, se nja dy tre ditë kemi borë presim të bjere dhe të kemi nje sezon të mir. Ndonjë herë vonë fillon por shkon per së miri.”, tha një qiradhënës i paisjeve për skijimi nga qendra turistike Kodra e Diellit.
 
Për sezoni dimrorë në Kodër të Diellit të gatshëm janë shprehur edhe drejtuesit e objekteve hotelerike në Kodër të Diellit. Sipas tyre kapacitetet hotelerike për janarin dhe shkurtin tashmë janë të plotesuara, ndërsa në ofertë për turistët janë gjithsej 500 shtretër. Dhe sipas tyre çmimet nuk kanë lëvizur shume, rritje ka vetëm tek pijet.
 
“Sa i përket fjetjeve, çmimet janë si vitin e kaluar. Kemi pak rritje te pijet, pasi që edhe çmimet kanë ndryshuar shumë, furnizimi ka ndryshuar shumë, por jo në ndonjë masë të madhe, vetëm pak.”, tha Hashim Asani – pronar hoteli.
 
Përndryshe, sot dhe dje rruga regjionale për në Koder të Diellit, ka qenë vështir e kalushme, pasi autoritet përgjegjëse jo që janë kujdesur sa duhet për mirmbajtjen e rrugës, ku dukshëm shihet mungesa e kripës. E njejta gjendje ishte edhe tek rrugët që çojn drejt vikend-shtëpizave.
 
VISAR SADIKI