Maqedoni

Rezultatet nga zgjedhjet e përsëritura për kryetarë komunash

11.01.2026 22:02

Ka përfunduar numërimi i votave në katër komunat ku u mbajtën zgjedhje të përsëritura për kryetar komune....

Ka përfunduar numërimi i votave në katër komunat ku u mbajtën zgjedhje të përsëritura për kryetar komune.
 
Në Gostivar, fitore ka shënuar kandidati i AKI-së, Valbon Ljimani, i cili mori 15.327 vota, duke e mposhtur kundërkandidatin e tij nga Koalicioni VLEN, Nevzat Betaj, i cili fitoi 7.477 vota.
 
Në Vrapçisht, kandidati tjetër i AKI-së, Isen Shabani, fitoi me 5.414 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur Zulhayrat Demiri, i cili mori 3.135 vota.
 
Në komunën Mavrovë dhe Rostushë, fitues është kandidati i VMRO-DPMNE-së, Oner Jakupovski, me 1.982 vota, ndërsa kandidati i LSDM-së, Anes Ahmeti, mori 961 vota.
 
Në Qendër Zhupë kishte vetëm një kandidat për kryetar komune, Arijan Ibraim. Ai fitoi 973 vota.