Maqedoni
Parashikimi i motit
12.01.2026 08:53
Mot me vranësira dhe i ftohtë, me periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/orë).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -15 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale nga -4 deri në 3°C.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, paradite në disa pjesë të luginës herë pas here erë e përforcuar nga veriu.
